Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se pavarësisht menaxhimit të pandemisë, Komuna po angazhohet dhe në punë të tjera, përfshirë ruajtjen e qytetarëve nga rreziqet e tjera.
Ahmeti bëri të ditur se Drejtoria e Inspekcionit rrënoi shtëpinë gërmadhë në rrugën “Ibrahim Lutfiu”, e cila paraqiste rrezik për kalimtarët dhe banorët përreth.
Njoftimi i plotë i Ahmetit në Facebook:
Pavarësisht se vëmendja dhe angazhimi kryesor është përballë pandemisë, detyra jonë është që t’i ruajmë qytetarët edhe nga rreziqet e tjera.
Sot, Drejtoria e Inspekcionit rrënoi shtëpinë gërmadhë në rr. “Ibrahim Lutfiu”, e cila paraqiste rrezik për kalimtarët dhe banorët përreth.