Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë zhvilluar të mërkurën një aksion të gjerë kontrolli në rajonin e Prishtinës.
Fokus i këtij aksioni ishte luftimi i shmangies nga tatimi, me ç’rast janë inspektuar gjithsej 65 auto-parkingje.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, gjatë kontrolleve të ushtruara në terren janë identifikuar shkelje të ndryshme ligjore.
“Gjatë inspektimit janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga autoritetet sipas kompetencës”, thuhet në raportin policor.
Aksioni është realizuar rreth orës 09:00, ndërsa autoritetet kompetente pritet të ndërmarrin masat përkatëse ligjore ndaj subjekteve ku janë gjetur parregullsi.