Inspektorati komunal në kuadër të qeverisë lokale ka mbyllur këto ditë një furrë buke në të cilën është konstatuar se ka mungesë të kushteve elementare për punë dhe shërbim ndaj konsumatorëve. Koordinatori i inspektoratit Ridvan Berisha ka potencuar se këto masa janë ndërmarrë në zbatim të ligjeve në fuqi dhe duke treguar një kujdes për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.
“Për shkak të mos-higjienës, mos pajisjes me pëlqim sanitar, mos pajisjes së punëtorëve me libreza sanitare, moskryerjes së dezinfesktimit dhe deratizimit kemi vendosur që ta mbyllim një furrë buke në Ferizaj, duke treguar kështu kujdesin maksimal për shëndetin e qytetarëve dhe kështu do të vazhdojmë edhe me inspektime të tjera për të qenë në funksion të zbatimit të ligjeve në fuqi” deklaroi kryeinspektorit Berisha.
Aksionet e inspektoratit komunal në Ferizaj kanë qenë të shpeshta dhe do të vazhdojnë të jenë të vëmendshëm, zyrtarët komunalë të kësaj fushe për të vënë kështu një rend e rregull në gjithë tregun e Ferizajt dhe për këto veprime nuk ka munguar asnjëherë mbështetja e qeverisë komunale ne krye me Kryetarin Agim Aliu, mbështetje kjo e cila do të jetë e vazhdueshme edhe më tutje.