Inspektorati i Komunës së Kamenicës ka hapur rast ndaj barnatores e cila rriti çmimin e dezinfektuesit të duarve.
Këtë e ka bërë të ditur Ramadan Basha nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit në Komunën e Kamenicës.
“Sot inspektoriati është marrë me këtë rast dhe është në procedurë. Ne ju inkurajojmë që të raportoni për çdo rast të këtij lloji”, ka qenë komenti i Bashës, për barnatoren e cila po shet dezinfektues deri në 7 euro.