Drejtoria e Inspektoratit në komunën e Prizrenit gjatë ditës i ka ndaluar punimet edhe në katër objekte.
Kjo është bërë për shkak të mungesës së lejeve ndërtimore.
“Pas zhvillimit të procedurave ligjore nga ana e inspektorëve komunalë, janë marrë masa adekuate konform ligjit ndaj këtij veprimi ilegal”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.