Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në bashkëpunim me Universitetin “Ukshin Hoti” përkatësisht Fakultetin Juridik kanë organizuar një ligjëratë me temë “Inspektorati Policor i Kosovës, roli dhe rëndësia në sundimin e ligjit në Kosovë”, ku është prezantuar para studentëve roli, misioni dhe fushë-veprimtaria e IPK-së.
Gjatë diskutimit të hapur me studentë për fushëveprimin e IPK-së (rolin dhe autorizimet), u dhanë shpjegimet për ecurinë e procedurës hetimore në rastet që trajton IPK në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, inspektimet dhe roli i tyre në ngritjen e profesionalizmit të policisë dhe rëndësinë e integritetit policor.
Studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” morën informacione shtesë edhe për rolin e IPK-së në sundimin e ligjit në Kosovë si dhe për projektin e regjionalizimit të IPK-së respektivisht hapjen e zyrave rajonale në Prizren, Gjilan dhe Mitrovicën e Veriut.
Vlen të theksohet se ky aktivitet është përcjellë me interesim nga studentët ku edhe janë parashtruar pyetje të cilave u kanë dhënë përgjigje zyrtarët e IPK-së.