Inspektorati Shëndetësor i Kosovës është duke kryer hetime rreth rastit të gjinekologut Fehmi Ahmeti, i cili raportohet se kreu jashtligjshëm abortin e shtatzënisë së një 16 vjeçareje nga Drenasi.
Kështu kanë bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, ndërsa një ditë më parë edhe u raportua se njësitit i hetimeve i Policisë së Kosovës, bastisi ordinancën e gjinekologut Fehmi Ahmeti, ku nga aty dhe kanë sekuestruar disa elemente të cilat janë të nevojshme për hetime të mëtejme.
16 vjeçarja A.G ishte detyruar nga abuzuesi i saj, hetuesi policor Vesel Veseli, të abortonte fëmijën.
Vesel Veseli, e shfrytëzoi të miturën seksualisht pasi ajo kishte kërkuar ndihmë për rastin e dhunimit nga profesori i saj Shkëlzen Xhekaj.