Ekonomia Online
FUNDIT

Inspektorati vazhdon aksionin ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve, mbyllen edhe dy të tjera

Inspektorati vazhdon aksionin ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve, mbyllen edhe dy të tjera

nspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme zbatimin e planit operacional të inspektimeve ndaj bizneseve që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë aksionit të sotëm janë realizuar 14 inspektime. […]

nspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme zbatimin e planit operacional të inspektimeve ndaj bizneseve që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë aksionit të sotëm janë realizuar 14 inspektime. Si rezultat i kontrolleve, janë mbyllur edhe dy biznese të tjera për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm për ushtrimin e veprimtarisë, ndërsa dy biznese janë gjobitur për mosrespektim të orarit të punës.

IQMT rikujton se çdo subjekt ekonomik që ushtron veprimtari në këtë sektor është i obliguar të përmbushë të gjitha kërkesat ligjore, duke siguruar pëlqimin për kushtet minimale teknike nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), si dhe licencën përkatëse nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e një tregu të rregullt, transparent dhe të sigurt.

Të ngjashme