Inspektorët e Komunës së Prishtinës, sot kanë dënuar disa shitës me nga 100 euro gjobë në tregun e shpezëve në Kodrën e Trimave.
Këtë e ka bërë të ditur, Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Adonis Tahiri.
Postimi i plotë:
Inspektorët e Rendit Komunal ishin pjesë e aksionit të sotëm bashkë me Policinë e Kosovës, zyrtarët nga Administrata Tatimore si dhe nga Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinës, në hapësirën e njohur si tregu i shpezëve.
Sipas kompentecave, inspektorët larguan shitësitë që ishin në hapësirë publike, duke iu shqiptuar edhe gjoba nga 100 euro.