Drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Florian Dushi, ka bërë të ditur se inspektorët e tyre po vazhdojnë aksionin për kontrollimin e respektimit të orarit të punës dhe ndotjes akustike në lokalet e kryeqytetit.
Kontrolle të tilla, të dyfishta, do të vazhdojnë edhe më tutje, dhe nuk do të falen ata që nuk respektojnë rregulloren”, ka shkruar Dushi, në Facebook.
Por, ai ka thënë se sistemi i ri për kontrollimin e zhurmës është ende në fazën testuese.
“Inspektorati është duke përcjellë sistemin e ri për kontrollimin e zhurmës dhe mund t’ju themi se aktualisht, për shkak të kompleksitetit të tij, akoma jemi në fazën testuese, prandaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve në këtë periudhë e cila nuk do të zgjasë shumë”, ka theksuar Dushi.