Drejtoria e Inspeksionit në Drenas, që nga dje ka shtuar kontrollet nëpër biznese në këtë komunë.
Drejtori i Inspeksionit, Milaim Hajdari, bashkë me inspektorët komunalë dhe zyrtarët policorë, pas mesnate dje, dhe që nga mëngjesi i hershëm sot, kanë inspektuar marketet, barnatore, furrat e bukës dhe gjitha bizneset e tjera, për të monitoruar zbatimin e masave parandaluese ndaj COVID-19, si dhe për të përcjellur çmimet.
Po ashtu, gjatë ditës së sotme, është inspektuar edhe mulliri në Komoran-Industria e miellit 3A SH.P.K. Drejtori Hajdari është takuar me menaxherët përgjegjës, dhe është njoftuar se ka sasi të mjaftueshme të rezervave dhe kapacitete të furnizimit për të plotësuar kërkesat e qytetarëve.
Lutën qytetarët që të përcjellin njoftimet e komunës, të zbatojnë rekomandimet e dhëna pa panik, por me kujdes të shtuar.
Sipas njoftimit të Komunës, inspektorët komunalë janë vazhdimisht në terren për të përcjellur situatën nëpër bizneset e Drenasit.