Inspektorët shëndetësorë hyjnë në grevë, kërkojnë paga më të larta

Prishtinë | 22 Jan 2019 | 10:29 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Inspektorët shëndetësorë, të pakënaqur me nivelin e pagave, dje kanë hyrë në grevë të përgjithshme. Sipas tyre, është e papranueshme që pagat të jenë më të vogla se të infermierëve, raporton Ekonomia Online.

Diana Shehu-Devaja, anëtare në këshillin grevist ka thënë prapa kamerave se grevën do ta vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Inspektorati shëndetësor sot ka hyrë në grevë për shkak të mos barasvlerësimit të pagës me pagën e profesionistit shëndetësorë, meqenëse ngritja jonë profesionale është mjek, farmacist, stomatolog dhe të gjithë janë farmacist shëndetësorë. Janë të licencuar që 5 vjet si punëtor shëndetësor, janë anëtarë të odave, ju kanoset rreziku për humbje të licencës pas 5 viteve, sepse odat kërkojnë së paku 2 vite me punu në profesion”, ka thënë Shehu-Devaja.

Ajo i ka thënë Ekonomia Online se si profesionist janë të diskriminuar për shkak që sipas saj paguhen më pak se sa një infermiere.

“Inspektorati shëndetësor është në pagë 460 euro që është paga me e vogël se e një infermieres.  Dje kemi mbajtur grevë për një ore, nga sot do ta vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave tona. Ne jemi të diskriminuar dhe jemi takuar me ministrin e shëndetësisë e kemi njoftuar për grevën. Ai na ka thënë se do të mundohet që ti përmbush kërkesat tona”, tha ajo.

Inspektorët paralajmërojnë që greva do të vazhdojë nëse kërkesat e tyre nuk do të realizohen.

Të ngjashme