Instagram është duke testuar një tipar i cili i grupon përdoruesit në kolegje e fakultete.
Ky shërbim është i bërë për studentët që janë në universitete, përfshirë të diplomuarit.
Disa përdorues janë nxitur që t’i bashkohen komunitetit të kolegjit të tyre me student të tjerë, ku shtohen studentët në bazë të listës së klasës që janë atë vit, apo klasë, transmeton koha.net.
Me të hyrë në këtë grup, anëtarëve u lejohet të shtojnë universitetin e vitin e diplomimit në profilin e tyre.
Përdoruesit mund të shikojnë anëtarët e grupit, storiet publike e tu shkruajnë atyre direkt nga lista e komunitetit.