Platforma e shpërndarjes së fotografive, Instagram është duke punuar në një përditësim të ri, që pritet të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së kësaj të fundit.
Aplikacioni i popullarizuar më nuk do të rekomandojë materiale, përmbajtjet e të cilave mund të jenë të papërshtatshme, transmeton lajmi.net.
“Këto materiale, sërish do të shihen në Feed të llogarisë që e përcjellin, mirëpo jo edhe në rrjet të gjerë të funksionit ‘Explore’ apo në faqet ku grumbullohen postimet me thurje” thuhet në komunikatën e kompanisë nën pronësinë e gjigantit ‘Facebook’.
Në të njëjtën kohë, Instagram do të vazhdojë me largimin e materiale të ndaluara, si nuditeti, fjalimet nxitëse propagandistike dhe shprehja e dhunës.