Me sa duket Instagram nuk është duke e menaxhuar mirë çështjen e profilit privat.
Shumica nga kemi vendosur që profili jonë në Instagram të jetë privat dhe të i ndajmë historinë dhe postimet vetëm me personat të cilët i ndjekim dhe na ndjekin në këtë rrjet social.
Mirëpo, është zbuluar se kjo gjë mund të thyhet shumë lehtë nëse lidhemi në Instagram përmes shfletuesit të faqeve në “Google” apo “Instagram”, në një raport është ilustruar se si vetëm përmes klikimit të shpeshtë në shfletues të internetit mund të ekspozohen URL-t e postimeve dhe historisë që i keni postuar, raporton “The Verge”
Çdokush mund të përdor një shfletues Uebi, për të gjetur kodin, duke e përdorur veglen “Inspect Elements” Nga kjo ju mund të gjeni URL-në e çdo imazhi në instagram të cilën e keni klikuar, qoftë një histori e hequr apo edhe ndonjë postim nga përdoruesit.