Një bazë të dhënash masive, që përmbante informacione të llogarive të miliona influencuesve, personash të famshëm dhe markash të njohura në Instagram, është gjetur online pa mbrojtje.
Kjo bazë të informacionesh e menaxhuar nga Amazon Web Services, u ekspozua haptazi dhe pa fjalëkalim, duke lejuar këdo që të shikonte informacione private. Në momentin e ngjarjes data baza kishte rreth 49 milionë të dhënash të cilat rriteshin nga ora në orë.
Informacioni i dalë online përmbante biografinë, foton e profilit, numrin e ndjekësve si dhe vendndodhjen e tyre të saktë. Veç këtyre ishte e mundur të zbuloje dhe numrin e telefonit privat të personit që kishte llogarinë si dhe adresën e tij të email-it.
Çdo regjistrim në bazën e të dhënave përmbante një informacion të llogaritjes të vlerës së çdo adrese, bazuar në numrin e ndjekësve, pëlqimeve dhe share-ve që dispononin. Ky indikator u përdor për të vendosur shumën që kompania paguante personazhin e njohur të Instagramit ose infulencuesit për çdo publikim që ata do të bënin në emër të tyre.
Kjo ngjarje ndodh pikërisht dy vjet pasi Instagram pranoi që kishte një problem sigurie në zhvilluesin e saj API çka lejonte ‘hacker-at’ të përftonin adresat e emailit dhe numrat e telefonave të 6 milionë llogarive të Instagram. Ata i shitën të dhënat më pas tek Bitcoin.