Ata që e përdorin shpesh Instagramin shpesh janë në situatë kur ndjekin qindra, në mos mijëra, përdorues të tjerë. Në fund, përdoruesi harron se kë e ka ndjekur dhe me siguri nuk e sheh shumicën e njerëzve nga lista në feedin e tij, raporton Ubergizmo.
Një tweet i kohëve të fundit, i postuar nga Jane Manchung Wong, zbulon se Instagrami po e teston funksionin e ri i cili do t’ua lehtësojë përdoruesve zgjedhjen se kë të ndalojë së ndjekuri, shkruan KOHA Ditore. Kjo do të bazohet në informacionin për llogaritë me të cilat ka më së paku interaksion, si dhe për llogaritë që nuk shfaqen në feedin e përdoruesit gjatë 90 ditëve të fundit.
Feedi i Instagramit aktualisht bazohet në një algoritëm i cili në krye i paraqet llogaritë me të cilat përdoruesi ka më shumë interaksion.
Tani për tani nuk dihet se kur funksioni i ri do të jetë në dispozicion për një rreth të gjerë të përdoruesve, por mund të jetë i dobishëm për ata lista “Following” e të cilëve është rritur ndjeshëm gjatë viteve dhe ka dalë jashtë kontrollit.