Institucionet e drejtësisë nënshkruajnë zotimet për reformë

Prishtinë | 14 Mar 2023 | 15:27 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Krerët e sistemit të drejtësisë kanë nënshkruar të martën Deklaratën e Përbashkët të Zotimit për reformë në këtë sistem. Deklarata u nënshkrua nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor Albert Zogaj, kryesuesi i Këshillit Prokurorial Jetish Maloku, ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit Besim Kelmendi dhe Mejreme Memaj ushtruese detyre e kryetarit të Gjykatës Supreme.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se kjo deklaratë parasheh një plan të detajuar të veprimeve të përbashkëta për adresimin e reformës në drejtësi .

“Siç jeni në dijen reformat në drejtësi kanë pasur dy drejtime. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese për Vettingun ato janë proceduar në Gjykatën Kushtetuese. Sa i përket deklaratës se përbashkët, parasheh një plan të detajuar të veprimeve të përbashkëta për adresimin e reformës në drejtësi, parasheh kontrollin e integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjithashtu vlerësimin e përformacën dhe disiplinimit. Sipas planit të veprimit identifikimi i nevojave do të behët deri në qershorin  e këtij viti. Pra synojmë që brenda këtij vitit synojmë që ta përmbyllim edhe nevojat edhe ndryshimet ligjore”, tha Haxhiu.

Kryesuesi i këshillit Gjyqësor i Kosovës, Albert Zogaj, tha se vazhdojnë të kenë mendime të ndryshme sa i përket amendamenteve kushtetuese për Vettingun.

“Kemi dhe vazhdojmë që të kemi mendime të ndryshme për amendamentet Kushtetuese. Sipas planit të veprimit do të kemi një vlerësim të gjendjes dhe pastaj mbi bazën e të gjeturave do të veprohet. Ne do të jemi të hapur që të diskutojmë për këtë proces. Deklarata do të jetë shumë shpejt publike”, tha Zogaj.

Ndërsa kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, tha se ky dokument është drejt avancimit dhe sundimit të ligjit.

“Kjo deklaratë është një dokument drejt avancimit dhe sundimit të ligjit. Të gjitha rekomandimet nga ky dokument dalin nga strategjia e sundimit të ligjit. Fuqizojnë gjykatat dhe prokuroritë. Ky dokument eviton çdo sfidë të ngritur. Suksesi i kësaj nisme varet edhe nga reformat tjera”, u shpreh ai

Të ngjashme