Në panelin e dytë në konferencën e organizuar nga Shoqata e Bankave të Kosovës (ShBK) me rastin e 20-vjetorit të themelimit, u diskutua rritja e prodhimit vendas dhe eksporteve duke rritur aksesin e përgjithshëm në financa për NVM-të, raporton Ekonomia Online.
Gabriel Di Bella, shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), tha se ShBK për këto 20 vjet ka arritur shumë duke shtuar se ndikim të madh në ekonominë e Kosovës ka diaspora.
“Janë 20 vite dhe është një e arritur e madhe, FMN-ja është bashkë me Kosovën që nga fillimi. Natyrisht se Kosova ka arritur sukses edhe fal edhe diasporës së fuqishme. Kosova qartazi shihen përmirësime gjithandej, kjo është perspektiva afatgjate. Njëkohësisht është e qartë se diaspora kontribuon shumë në aktivitetin ekonomik dhe dinamikës ekonomike në Kosovë”.
“Qartazi vërehet se diaspora jep një dinamizëm ekonomik. Për sa i përket demografisë, popullsia e Kosovës nuk është duke u rritur, njerëzit mund të largohen, por ka një përmirësim dhe kjo do të jetë një burim për Kosovën. Por është një kufizim kur njerëzit largohen. Sepse gjeneratat e treta do të kenë lidhje më pak” tha ai.
Eriola Bibolli, nga ProCredit Bank në Kosovë, foli se si kanë vepruar për nxitjen e bizneseve në prodhim.
Sipas saj, importet janë 6 here më të larta se eksportet gjë që tregojnë një deficit tregtar, ajo shtoi se sektori bankarë veç se ka një strukturë të mirë të kredive për konsumatorët.
“Ekzistojnë shumë masa dhe mundësi për tu angazhuar. Inflacionin e shkaktojnë problemet qe janë duke u ndodhur në botë. Ta shohim se si të zgjedhim këto probleme dhe si të dalim nga kjo, kjo më sjell te diskutimet për prodhimet dhe eksportet e vendit. Mendoj se sektori bankar ka bërë shumë për ta mbështetur këtë”.
“Eksportet janë dyfishuar në vlerë dhe kjo nuk mjafton, kjo ndikon shumë në ekonomi dhe importet janë 6 here më të larta se eksportet dhe kjo na tregon për një deficit tregtar. Sektori bankar veç se ka një strukturë të mirë të kredive për konsumatorët të ndërmarrjeve të vogla dhe që është ngjarje suksesi, por pjesëmarrja e prodhimit mbetët e ulët”, tha ajo.
Neil Taylor, shef i BERZh në Kosovë, tha se sektori bankar mbetet një ndër sukseset më të mëdha të Kosovës dhe se meriton mirënjohje dhe lëvdatë.
“Mendoj se sektori bankar mbetet një ndër sukseset më të mëdha të Kosovës, mendoj që meritoni mirënjohje dhe lëvdatë për këtë. Në nivelin makro kemi një përkeqësim të situatës. Kosova është një treg i vogël, pastaj Evropa e bënë gjithçka më atraktive”.
“Gjykata Komerciale është shumë e rëndësishme, pastaj kemi vazhdimin e investimit në infrastrukturë është diçka që e shohim si gurthemel për suksese. Po e shohim shtimin e eksportit në dy vitet e fundit kjo është shumë e mirë. Vërtet nëse bëhet fjalë për rritjen e huave për 18% edhe kjo është storie suksesi”.
Rinor Gjonbalaj, kryetari i Bordit të Drejtorëve në Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) se qëllimi i këtij Fondi është që t’i ndihmojmë ndërmarrjet të vogla edhe të mesme që të kenë qasje në financa.
“Qëllimi jonë është për ti ndihmuar ndërmarrjet të vogla edhe të mesme që të kenë qasje në financa. Bashkë me partneret tan kemi ndërtuar kemi krijuar dritaren për rimëkëmbje ekonomike ku kemi ofruar qasje në financa tu i suportuar institucionet kredidhanësë përmes subvencionimit nga Qeveria e Kosovës”.
“Në 2021 çdo e 4 kredi biznesore deri në 50 mijë euro ka qenë e garantuat nga fondi, 16% e krejt kredive deri në 1 milion euro për biznese kanë qenë të garantuara nga fondi. Për momentin i kemi rreth 55 milion euro kapital, i kemi 3 donator kryesorë”, tha ai.
Arian Haxhibegiri, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Bankës Ekonomike, tha se kanë mbështetur bizneset lokale.
“Në kontekstin e Bankës Ekonomike kuptohet si bankë lokale edhe promovimi i vlerave është suporti i bizneseve lokale”.
“Banka Ekonomike ka krijuar lehtësira, ato janë krijuar përmes politikave dhe procedurave ku kryesisht në planet e pagesave të prodhuesit, ku qëllimi gjithmonë ka qenë që pavarësisht investimit ne makineri, në zgjerim të kapaciteteve të krijoj plane fleksibile që klienti të përmbaj likuiditetin gjatë periudhës investive”.
LEXONI EDHE: