Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” ka diskutuar me temën “Monitorimi i Politikave Sociale në Kuvendin e Kosovës – Mbikëqyrësi Social: Angazhimi i deputetëve për politikat sociale”, raporton Ekonomia Online.
Të pranishëm ishin deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Aty u tha se qëllimi i diskutimit për ta sjellë në vëmendje rëndësinë e Shtetit të mirëqenia e qytetarëve dhe të informojë ata për sasinë dhe cilësinë e aktiviteteve të deputetëve dhe të grupeve parlamentare në politikat e tyre sociale edhe kundrejt premtimeve të tyre parazgjedhore.
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Imeri, tha se kapitujt i kanë nxjerrë nga Parlamenti i Bashkimit Evropian ku i kanë përshtatur me realitetin në Kosovë.
“Ideja është që përmes monitorimit të nxjerrin raporte dhe në bazë të tyre të nxisim debatin dhe diskutimin në Republikën e Kosovës. Gjëja më e rëndësishme është ta kemi një përqendrim te politikat sociale. Një gjë është ta marrësh një vendim dhe ta zbatosh atë dhe një gjë tjetër është matja e aktivitetit. Diskutimi në republikën e Kosovës do të dihej të ishte ne konsolidim të një shteti të mirëqenies”, tha Imeri
Naim Jakaj menaxher i projektit tha se të dhënat e monitorimit tregojnë se janë monitoruar Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, dhe disa komisionet tjera. Komisionet mbajtën 110 mbledhje të rregullta. 47 çështje janë ngritur nga ato 47 kompetente.
Ai tha se diskutimet në tema për arsim kanë qenë zero, për barazi gjinore janë diskutuar dy dhe 25 tema për mundësi të barabarta.
Nënkryetari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Armend Zemaj tha se sa here flitet për politikat sociale vëmendja shkon tek skemat sociale.
“Së bashku me kolegët e mi dua të potencojë se mirëqenia sociale ka mbetur e padefinuar jo me fajin e komisionit dhe deputetëve por sepse në mënyre permanente kemi kërkuar të qartësohet. Ne nuk jemi futur në përmbajtje ndryshim dhe aprovim qoftë të programit për të hapur debat dhe diskutim. Akoma Kosova ka mbet në pjesën më të padrejtë që ndodhë në stazhin e punës. Duke marr për bazë okupimin në periudhë të ndryshme. Paramendoni në çfarë niveli kemi lënë shumë mësimdhënës dhe policë. Kuvendit i takon të jetë më aktiv. Neve na duhet të bëhemi pjesë e një dialogu social dhe ta kemi një reformë sociale qartë saktë dhe të thjeshtë”.
“Pa dashur me qenë subjektiv kjo qeveri akoma nuk ka sjellë diçka përmbajtjesore përveç asaj deklarative. Interesimi që të ketë njëfarë debati në përkrahje të skemave sociale është tregues i qartë. Nuk kemi arrit gjatë një viti të tërë te kemi diskutime”, tha Zemaj.
Deputeti Burim Karameta nga Lista “Guxo” tha se kemi mungesë historikisht të dokumenteve strategjike për Shëndetësinë apo Mirëqenien Sociale.
Ai tha se nuk duhet t’i faturohet çdo mungesë kësaj qeverie sepse kjo mungesë është historikisht.
“Ne tani vetëm kemi agjendën legjislative para nesh nga ky vit. Gjatë aprovimit në komision të programit për shëndetësi kemi planprogram lëvizës. Unë kam kërkuar edhe nga ish-ministri i kësaj Qeverie për mungesën e ligjit informativ shëndetësorë. Duhet të mbajmë përgjegjës për të gjitha ato para nga Qeveria e Luksemburgut dhe taksapaguesit për të ditur se ku janë”.
Ai tha se gjithë studentët e sapo diplomuar mund të bëjnë praktika ku do të subvencionohen me 50 për qind të pagës.
“Unë vlerësojë punën e juaj që debatet të bëhen sa më shpesh. Ne jemi t thirrur që të jemi vetëm për nevojat e qytetarëve.
E kryetari i OJQ “Konsumatori”, Selatin Kaqaniku, ndonëse tha se është problematike, ai kërkoi që të verifikohen mirë dhe t’u njihet stazhi i punës. Ai tha se dokumentet gjithmonë kanë shkuar në Qeveri por që tha se asgjë nuk është bërë.
“Për momentin kemi vazhdimësi të politikave parciale. Të vetmit që u njhet stazhi i punës janë mësimdhënësit, ndërsa punëtorëve shëndetësorë nuk u njihet stazhi i punës”, tha ai.
Në përmbyllje të tryezës, Visar Ymeri vuri në pah rëndësinë për një diskutim më të gjerë e gjithëpërfshirës për modelin e shtetit social për të cilin ka nevojë Kosova dhe i cili do të kishte me qenë më i zbatueshmi.
“Përcaktimi thebësor është mes asaj nëse do të përqendrohemi te kushtet e punës (paga, etj) dhe përmes tyre të sigurohemi që krijojmë barazi më të madhe në shoqëri, apo t’ia lëmë tregun e punës parimit të lirisë e t’i mbulojmë pastaj zbrazëtirat përmes skemave sociale.
Të dyja këto modele i kanë të mirat dhe të këqijat. Shteti i mirëqenies ndërtohet në kuadër të një vizioni afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e shoqëror dhe nuk bën të shihet as i ndarë dhe as jashtë tij”, konkludoi ai.