Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia së bashku me drejtorët e SHSKUK-së, IKShP-së dhe Klinikës Infektive po raportojnë para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për masat e marra nga institucionet lidhur me Coronavirusin, raporton Ekonomia Online.
Kryetarja e këtij komisioni Albena Reshitaj tha se për të diskutuar për një heshtje të ndjeshme që në një mënyrë po rrezikon edhe vendon tonë. Si shtet si vend duhet të përgatitemi për këtë përballje
“Duke pa gjendjen emergjente edhe ne shtet fqinje qe shton rrezikun komisioni ka vendosur t’ju ftoj dhe të diskutojmë për situatën dhe masat e marra. OBSh ka shpallë epidemi. Nuk është koha për panik por për veprime për të mbrojtur jetët e qytetarëve tanë. Na informon se a ka raste te prekur me Coronavirusi, ekip për taskforcë. A kemi kapacitetet laboratorike, planin për karantinë në rast nevoje, furnizimi me medikamente”, tha ajo.
Mirëpo ende pa filluar diskutimin për virusin Bekim Haxhiu i bëri një pyetje ministrit Vitia
“Sami Uka dhe Fitim Uka për lidhjet familjare yetjë pe ministrinë
“Sami Uka koleget e mi të vjetër njihemi mirë, raportet mes Sami Ukes dhe Fitin Ukës janë vëllezër. Sami Ukën e njoh disa vite para Fitimit duke njohur kontributin e tij në mjekësin familjarë kam vendosur se kam të drejtë të kem këshilltar të kabinetit“, iu përgjigj ministri Vitia.
Raportimi i tyre vjen pas kërkesës së deputetëve opozitarë te Komisionit për Shëndetësi, të cilët iu bënë ftesë në mënyrë qe të marrin informacione lidhur me masat e ndërmarra në rast të shfaqjes së Coronavirusit në Kosovë.