Shtatë punonjës shkencorë nga Instituti Albanologjik i Prishtinës (Dr. Naim Berisha, Dr. Abdurrahim Maxhuni, Msc. Meliza Krasniqi, Msc. Sejdi Gashi, Msc. Vjosa Osmani, Msc. Afërdita Abdullahu, Msc. Ylberza Halili) me punimet e tyre shkencore morën pjesë në Forumin e Dytë Ndërkombëtarë të Filologëve, që u mbajt në Universitetin Shën Klimenti i Ohrit (St. Climent Ohridski) – Katedra e Ballkanistikës dhe Sllavistikës, në Sofje të Bullgarisë, më 17- 20 nëntor 2016.
Në këtë Forum përveç Kosovës, morën pjesë edhe këto shtete: Rusia, Kroacia, Sllovenia, Serbia, Ukraina, Japonia, Koreja, Shqipëria dhe Bullgaria.
Në vitin 2014, punonjësit e Institutit Albanologjik të Prishtinës, kanë përfaqësuar Kosovën për herë të parë në këtë Forum.