Instituti Amerikan për Qeverisje në Sektorin e Sigurisë do të mbështesë FSK-në në mbrojtjen kibernetike

Prishtinë | 10 Kor 2024 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se e ka pritur në një takim të veçantë ekipin e Institutit Amerikan për Qeverisje në Sektorin e Sigurisë (Institute for Security Governance – ISG).

Ai ka thënë se ISG është duke e mbështetur MM-në dhe FSK-në me këshillim profesional në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike.

“Me këtë rast, i falënderova dhe shpreha mirënjohjen time të thellë për angazhimin e tyre dyvjeçar dhe bashkëpunimin e ngushtë me ekspertët tanë për krijimin e Strategjisë dhe Politikave të Mbrojtjes Kibernetike që ndërlidhen me aspektin organizativ dhe funksional të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në fushën e sigurisë kibernetike”, ka thënë Maqedonci në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme