Instituti Amerikan për Studime Strategjike “Stratfor”, në raportin e tyre kishte vlerësuar dhe parashikuar se Ballkani do të jetë arena ‘që do të tërheqë vëmendjen e Rusisë dhe Perëndimit në tremujorin e fundit të vitit 2016 dhe fillim vitin 2017.
Ata kanë parashikuar se pas referendumit të diskutueshëm në Republikën e Serbe, e cila u mbajt pavarësisht vendimit përjashtues të Gjykatës Kushtetuese në Bosnjë dhe Hrecegovinë, tensionet etnike do të nxiten edhe në Veri të Kosovës midis shqiptarëve dhe serbëve, gjë që u vërtetua javë më parë me murin te ura mbi Ibër, dhe së fundi me trenin provokues rus të Serbisë.
Referendumi në Republikën Serbe
“Përballja e Rusëve me Perëndimin do të çojë në tensione mes grupeve etnike në vend dhe të gjitha këto do të ndodhin në tremujorin e katërt të vitit 2016”, kishte parashikuar Instituti Stratfor.
Serbia shumë vetëdijshëm, muajve të fundit ka filluar një politikë provokative ndaj Kosovës. Fillimisht u ndërtua një muri i lartë mbi 2 metra, për të cilin Prishtina zyrtare po insiston që duhet rrënu
Muri në Veri
Ndërsa, dje Serbia nisi një tren donacion rus, nga Beogradi për në Mitrovicë, por që Kosova përmes policisë pengoi hyrjen e tij.
Policia ne veri – treni
Pas kësaj, në Beograd, presidenti serb, Tomislav Nikolic dhe kryeministri Aleksandar Vucic, rikthyen retorikën e vjetër serbe, atë të kërcënimit me luftë.
Nikolic kërcënon me futje të ushtrisë në Kosovë
Nikolic, tha se do të dërgonte ushtrinë në veri të Kosovës, e bashkë me të edhe vet do të shkonte atje. Politikanët serbë, gjithashtu akuzuan edhe BE’në për mbështetje të veprimeve të Prishtinës zyrtare, duke kërkuar përgjigje drejtpërdrejt nga ta. (Gazetametro)