Instituti e furnizoi Infektiven me vetëm 25 teste, u vonuan edhe rezultatet për pacientët e shtrirë

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i ka furnizuar me nga vetëm 25 teste dy klinikat covid në QKUK, Klinikën Infektive dhe Klinikën e Pulmologjisë gjatë ditës së djeshme.

Gazeta Shneta ka mësuar nga burime të sigurta se në këto dy klinika IKSHPK dje ka dërguar vetëm nga 25 teste për Covid-19, ndërsa i ka vonuar edhe rezultatet për pacientët e shtrirë në këto dy klinika deri pas orës 15:00.

Rreth kësaj çështjeje është kontaktuar edhe drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi dhe drejtoreshën e Infektives, Lindita Ajazi-Berisha, por asnjëri nuk kanë kthyer përgjigje.

Një burim i ka thënë Gazetës se mungesa e testeve dhe rezultateve ka shkaktuar probleme brenda klinikave pasi pacientët dhe familjarët nuk po ju besojnë stafit mjekësor për këto mungesa. Poashtu shumë qytetarë që drejtohen për në ambulancën e pranimit në Infektivë me simptoma nuk kanë mundur t’i nënshtrohen testit.

Gjatë ditës së djeshme IKSHPK nuk ka marr mostra as nga komuna e Prishtinës dhe këtë e ka konfirmuar drejtori për shëndetësi Dr. Bujar Gashi në një intervistë për mediat. Ai ka thënë se IKSHPK nga dita e mërkurë nuk ka marr mostra për testim nga QKMF.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme janë raportuar 119 raste pozitive nga 420 mostra, ndërsa sot 132 raste pozitive nga 486 testime. Drejtori i IKSHPK-së Naser Ramadani dje deklaroi se ka rënie të numrave pozitiv dhe situata po shkon drejt normalizimit dhe qetësimit.

Të ngjashme