Instituti EPIK, përmes një njoftimi për media, i ka sqaruar zhvillimet që kanë ndodhur të enjten me miratimin e Rezolutës për Raportin e Progresit të Kosovës, nga ana e Parlamentit Evropian.
Në këtë njoftim theksohet se gjatë diskutimeve të vonshme në mbrëmjen e së mërkurës, seanca plenare ftoi për heqjen e tarifës 100 për qind, normalizimin e marrëdhënieve, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Sa i përket tarifës 100 për qind, Komisionieri Hahn sipas tyre, tregoj qëndrim të prerë, duke thënë:
“Vendosja e tarifave ka shkel CEFTA-në dhe është në kundërshtim me frymën e MSA-së. Menjëherë të shfuqizohet. Shpejtësia e reformave Evropiane është shumë e ngadaltë.”
Ndërsa, sa i përket liberalizimit të vizave, Komisionieri Hahn, sipas komunikatës së Institutit Epik, se “qëndrojmë mbrapa vlerësimit qe Kosova ka përmbushur gjitha kriteret per liberalizimin e vizave”.
“Në emër të Këshillit të BE-së, Sekretarja e Shtetit e Austrisë, Karoline Edtstadler ka thënë se “Këshilli është duke shqyrtuar propozimin për liberalizimin e vizave, dhe nuk kemi ndonjë afat para nesh. Sidoqoftë, përgjegjësia është mbi Kosovën që të vazhdojnë reformat”, thuhet në këtë njoftim. Seanca plenare e Parlamentit Evropian miratoj Rezolutën e përgatitur nga raportuesi Igor Šoltes.
Ndryshe, Parlamenti Evropian ka votuar të enjten pro Raportit të Progresit të Kosovës për vitin 2018-të.
Me shumicë dërrmuese prej 393 votash për, 139 vota kundër dhe 71 abstenime, deputetët e parlamentit mirëpritën legjislacionin e miratuar në agjendën evropiane të reformave.