Instituti i Historisë ka mbajtur akademi përkujtimore dhe përuruese të veprës së akademik Ali Hadrit “Studime dhe kritikë historiografike”, raporton Ekonomia Online. Teuta Shala-Beli, drejtoreshë e Institutit e nderoi me një mirënjohje vajzën e Ali Hadrit.
Ajo tha se e gjithë kjo bëhet me rastin e 95-vjetorit të lindjes dhe 36-vjetorit të vdekjes së Hadri, duke vlerësuar kontributin e tij në shkencë.
“Duke marr parasysh kontributin në fushën e shkencës dhe dijes në përvjetorin e 95 të lidhjes në 36 vjetorin e ndarë nga jeta Instituti i Historisë ka vendosur për akademikun Ali Hadri të ndaj mirënjohje për shkak respekti për kontributin e veçantë avancimin e këtij instituti”.
Historiani Jusuf Bajrakari, tha se janë përkujdesur që të botojnë studimet e tij, duke i quajtur trashëgimi e pasur për brezat. Ai me pas ka folur për biografinë e Hadrit.
“Sot në Institutin e Historisë jemi mbledhur për ta përkujtuar figurën dhe vlerën e akademikut Ali Hadri. Me këtë rast të shënimit të 36-vjetorit të ndarjes nga jeta profesor Hadari, Instituti i Historisë, mban me respekt emrin e tij dhe është përkujdesur të botoi një nga trashëgimia e pasur qe ka lënë me mbishkrim studime dhe kritikë”.
“Akadameik Ali Hadri gjatë jetës së tij shkurtës u murr me studimin e ngjarjeve historike dhe rolit të figurave me rëndësi përpjekjet e tij, përpjekjet e tij këmbëngulës rezultuan me sukses si aspektin, shkencorë humane ashtu edhe në rrafshin politike dhe në segmentin e jetës praktike, në rrugën e zhvillimit kulturorë arsimorë të Kosovës”.
“Ali Hadri lindi me 3 mars në vitin 1928 në Lushnjë të Shqipërisë. Shkollën fillore e të Mesme i mbari në Gjakovë. Studioj dhe u diplomua në vitin 1965 në Universitetin e Beogradit në Fakultetin Filozofik ku më 1960 mbrojti temën e magjistraturës me titull lidhja shqiptare e Prizrenit temë kjo që krahas objektiva të tij shumë shkencor”.
Ndërsa Arber Hadri falënderoj Institutin dhe të gjithë ata që ndihmuan promovimin e kësaj vepre.