Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë me dije se deri më tani nuk ka asnjë të prekur me Coronavirus.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, IKSHP-ja ka apeluar te qytetarët që t’i pastrojnë duart sa më shpesh dhe të shmangen kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!
“Në Kosovë nuk ka raste me coronavirus. Jo frikë, por kujdes nga infeksionet respiratore. Lani duart sa më shpesh”, thuhet në postimin e IKSHP’së.