Akuzat e Gjykatës Speciale nuk duhet të përbrendësohen si faj. Kjo po ndodh sepse Gjykata Speciale është fryma udhëheqëse e institucioneve.
Nga sot, Gjykata Speciale përveç që është sistem paralel gjyqësor, po i zgjeron rrënjët edhe në institucione pa lidhje formale me të. E rëndë dhe e papranueshme.
Instituti për Krimet e Luftës proklamohej si korrigjim nga devijimet e Speciales. Na thuhej se mungesa e tyre na e ka sjellur Specialen. Shikoni tash, formuam Institutin për ta bërë zgjatim të saj.
Instituti e ka sanksionuar periudhën e luftës në përputhje me tendencën që ka për qëllim ndryshimin e rrëfimit historik. Periudha e hulumtimit dhe kompetencës së Institutit është nga 1 janari i vitit 1998 deri më 31 dhjetor 2000.
Bash sikur Gjykata Speciale. Na thuhej pa menduar se do të paditej Serbia për gjenocid, ndërkohë po na e vulosin Specialen gjithandej, në ligje e në frymë.