Ekonomia Online
FUNDIT

Instituti “Octopus” dhe Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Instituti “Octopus” dhe Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus” dhe Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) kanë nënshkruar të enjten në Tiranë Memorandum Bashkëpunimi. Drejtori i “Octopus”, Arben Fetoshi, tha se marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit në projekte kërkimore dhe aktivitete me interes të përbashkët, veçanërisht në fushën e sigurisë. Sipas Fetoshit, bashkëpunimi do të fokusohet në […]

Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus” dhe Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) kanë nënshkruar të enjten në Tiranë Memorandum Bashkëpunimi.

Drejtori i “Octopus”, Arben Fetoshi, tha se marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit në projekte kërkimore dhe aktivitete me interes të përbashkët, veçanërisht në fushën e sigurisë.

Sipas Fetoshit, bashkëpunimi do të fokusohet në dezinformimin gjeopolitik, operacionet e ndikimit dhe narrativat strategjike, me synim zhvillimin e një platforme për dialog rajonal dhe rritjen e qëndrueshmërisë ndaj kërcënimeve hibride.

Fetoshi falënderoi Prof. Dr. Arian Starovën dhe Prof. Dr. Albert Rakipin për mbështetjen dhe pritjen, ndërsa përmendi edhe bashkëpunimin me drejtoreshën e AIIS-it, Alba Çela.

Të ngjashme