Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ndan 17 milionë € për 450 organizata në Ballkan, përfitojnë edhe ato nga Kosova

Prishtinë | 28 Pri 2023 | 12:16 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ka mbajtur ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve të granteve me organizatat përfituese të raundit të parë për aplikime për Grante për Iniciativa Lokale, Grante për Media dhe Grante Kreative, në kuadër të projektit rajonal SMART Balkans, raporton Ekonomia Online.

Përmes skemës së granteve, projekteve rajonale, konferencave dhe vizitave studimore, projekti synon të kontribuojë në rritjen e ndikimit të shoqërisë civile në fushat e sigurisë, stabilitetit dhe qeverisjes së mirë, dhe të nxisë bashkëpunimin rajonal.

SMART Balkans, përgjatë një periudhe 4 vjeçare (2022-2025) do të mbështesë me grante 450 organizata të shoqërisë civile, media dhe grupe joformale në rajonin e Ballkanit Perëndimor me një vlerë totale mbi 17 milionë euro.

Gjergji Vurmo, nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, u shpreh i kënaqur me numrin e organizatave që kanë aplikuar, duke shtuar se ka qenë një periudhë gjashtë mujore intensive e përzgjedhjes së përfituesve.

Nga Kosova, Vurmon ka sqaruar se kanë përfituar pesë organizata që do të implementojë projektin për tri vjetët e ardhshme.

Ai falënderoi Ambasadën e Norvegjisë për kontributin e vazhdueshëm si në Kosovë poashtu dhe Shqipëri.

“Ka qenë një periudhë shumë intensive në të gjashtë vendet. Jemi të kënaqur për numrin e madh të aplikimeve. Sot jemi me fituesit e tre thirrjeve të para, thirrja për Grandet Kombëtare është një proces që zhvillohet në dy hapa. Vitin e shkuar kemi hapur thirrjen e parë që ofronte mbështetje themelore për organizata, ka qenë selektimi edhe më kompleks, ka marr gjashtë muaj. Në Kosovë kemi 5 organizata të grandeve themelore. Do të jemi së bashku edhe në tre vitet e ardhshme. Besojmë që kjo do të jetë një partneritet me Ambasadën e Norvegjisë edhe me e gjatë. Kanë qenë promotor në të dyja vendet”, tha ai.

Ambasador i Norvegjisë në Republikën e Kosovës, Jens Erik Grondahl, tha se Qeveria e Norvegjisë do të vazhdojë bashkëpunimin me organizata e shoqërisë civile.

Ai tha se në Kosovë në bazë të raportimeve mediet janë në presion, duke shtuar se këto të fundit e kanë mbështetjen e tij në mënyrë që të luajnë rolin për informim e të funksionojnë të lira.

“Dëshiroj të falënderoj partneritetin që e kemi filluar, është bashkëpunimi i ri për ne. Mendoj që po shkojmë shumë mirë dhe e çmoj faktin që ne mund të vijmë të ju. Është koncept i ri për ne, vërtet e çmoj punën që e bëjmë në këtë kornizë. Qeveri e Norvegjisë e ka mbështetur organizata në rajon, organizata kanë ndryshuar. Kosova dhe Shqipëria janë ndryshe në aspektin politik. Mendoj që hapësira shumë e mirë e qeverisë dhe publikut, ju këtu e keni vendin dhe ne vërtet do të i’u mbështesim. Ka shumë çështje me të cilat do të duhet të merremi. Siç e dini bashkëpunojmë shumë me BE dhe QUINT për integrime evropiane. Dëshirojë që edhe për media, sepse në bazë të raportimeve mediat janë në presion dhe ka gjëra të tmerrshme që po ndodhin në Kosovë. Ka probleme që po e prekin medien, unë e mbështes në këtë rast rolin e tyre të lirë”, tha ai.

Në ndarjen e Granteve për Media përfitues ishin organizata “Kosova Glocal” si dhe organizata “Goradzevac Media Gropu”.

Besa Luci nga Kosova 2.0, tha se fokusi në këtë projekt do të jenë të drejtat e njeriut dhe ndikimi që gazetaria e ka në mirëqenën dhe jetën e qytetarëve.

Darko Dimitrijevic nga “Goradzevac Media Gropu”, tha se në këtë projekt do të jenë 18 tema që do të trajtohen, sipas tij, janë tema që kryesisht nuk mbulohen nga mediat, raporton Ekonomia Online.

Në grantet e Nismave Lokale kanë përfituar organizata “Community Building Mitrovica”, “Green Art Center Prishtina”, “Proaktiv”, “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, “Advocacy Center for Democratic Culture”, “The Balkan Forum” si dhe “Udruzennje mladih-Mlada aktivna Graçanica”.

Përfaqësuesi i “Community Building Mitrovica”, tha se ky është një projekt që ka të bëjë me punëtori edukative ku 8 shkolla do të përfshihen në programin rreth trafikimit që qenieve njerëzore.

Përfaqësuesja e organizatës “Green Art Center Prishtina”, tha se synojnë që ta targetojnë rinin në fushën e komunikimit medial dhe për këtë, duke sqaruar se janë paraparë zhvillime të ndryshme në komunën e Obiliqit.

Lavdim Klaiqi nga “Proaktiv”, tha se kjo organizatë e cila funksionon në komunë e Kamenicës, do të monitoroj transparencën lokale.

Rexhep Zeka nga organizata “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, tha se në këtë projekt fokusi do të jetë rinia dhe hartimi i politikave lokale në komunën e Podujevës.

Dushan Radakoviq, nga “Advocacy Center for Democratic Culture”, tha se do të fokusohen në komunat veriore të Kosovës.

Astrit Istrefi, nga “The Balkan Forum”, tha se me këtë projekt kanë për qëllim zhvillimin e aftësive të rinjve për të shfrytëzuat medist dhe informacionin me qëllim të luftimit të dezinformimit dhe se ata për këtë do të punojnë më të rinjtë dhe me gazetarët.

Petar Djordejevci nga “Udruzennje mladih-Mlada aktivna Graçanica”, tha se më këtë projekt dëshirojnë që të zgjidhin një problem të deponive të egra në Kosovë.

Sa i përket Granteve Kreative organizata përfituese ishin “Mural Fest Kosova” dhe “Anibar”, raporton EO.

Lebibe Topalli, nga “Mural Fest Kosova”, tha se fokusi i kësaj organizate është arti, muralet ku nëpërmjet tyre shprehin ndonjë reagim artistik në lidhje me ngjarjet që ndodhin. Ajo tha se ky projekt do të jetë më i veçantë sepse në të do të involvohen qytetarët.

Vullnet Sanaja nga “Anibar”, tha se me këtë projekt do të mbështet organizmi i festivalit “Anibar”, që këtë vit shënon edicioni e 14-të, e po ashtu do të mbështet edhe tema e këtij edicioni që e ka që ka të bëjnë me të drejtat e komunitetit LGBTI.

Të ngjashme