Në nëntor 2018, një robot i quajtur “Tobi” hartoi rreth 40.000 artikuj shtypi për rezultatet e zgjedhjeve në Zvicër për gjigantin mediatik “Tamedia”. Të gjithë këtë punë voluminoze ai bëri në vetëm pesë minuta.
“Tobi”, një krijues automatik i tekstit, shkruan për rezultatet e secilës prej 2.222 ndarjeve administrative të vendit në gjuhën frënge dhe atë gjermane, sipas një analize të prezantuar muajin e kaluar në konferencën “Computation + Journalism”, në Majami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky lloj programi, pjesë e inteligjencës artificiale, i cili ka qasje prej gati 10 vitesh, po bëhet gjithnjë e më shumë i përdorshëm në mediat e mëdha.
“Ne konstatojmë se potenciali i inteligjencës artificiale ose gazetarisë robotike po pranohet gjithnjë e më shumë në zyrat redaksionale në të gjithë botën”, ka konfirmuar Damian Radcliffe, pedagog në Universitetin e Oregonit.
“Këto sisteme mund të ofrojnë shpejtësi e saktësi, si dhe të japin një ndihmëse të jashtëzakonshme në redaksitë më të vogla dhe kundër presionit që u ushtrohet gazetarëve në aspektin kohor”, ka shtuar ai.