Kapiteni i Interit, Mauro Icardi ka deklaruar se ndihet i lumtur në klubin e tij aktual.
Por pavarësisht kësaj, për sulmuesin argjentinas gjithmonë ka pasur zëra për një largim të mundshëm.
Real Madrid, Bayern Munich, Juventus dhe Chelsea kanë qenë skuadrat e interesuara për Icardin.
Tani Interi po dëshiron t’ia vazhdojë edhe më shumë kontratën sulmuesit të tyre kryesor.
25-vjeçari ka kontratë me klubin zi kaltër deri në qershor të vitit 2021, ndërsa Inter i ka propozuar zgjatjen deri në vitin 2023.
Me kontratën e re, Icardit do t’i hiqet klauzola aktuale prej 100 milionë euro nga klubi.
Por marrëveshja mes palëve duket ende larg, me Interin që ka ofruar pagë vjetore rreth 6,5 milionë euro për Icardin.
Bashkëshortja e argjentinasit, Wanda Nara në anën tjetër ka kërkuar tetë milionë euro pagë vjetore për Icardin.
Mbetet të shihet nëse Inter do t’ia plotësojë kërkesat kapitenit të tyre për ta mbajtur sa më gjatë në skuadër.