Skuadra e Inter nuk e ka ndërmend të ndalet me përforcimet para sezonit të ardhshëm.
‘Zi kaltrit’ e filluan nga stoli, duke emëruar trajner Antonio Conten, pas një sezoni jo mirë të interpretuar nga Luciano Spalletti.
Së fundmi nga Italia raportohet se skuadra italiane ka arritur marrëveshje edhe me sulmuesin boshnjak Edin Dzeko, për 13.5 milionë euro.
Por, lëvizjet e Inter nuk mbarojnë me kaq. Duket se skuadra e Contes ka nevojë të përforcohet edhe me një mbrojtës krahu.
Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, ‘Nerazzuri’ kanë kontaktuar me Matteo Darmian, i cili aktualisht luan me Manchester United, transmeton lajmi.net.
29 vjeçari nuk ka gëzuar hapësirat e tij tek Man United këtë sezon dhe mund të largohet gjatë verës, me Serie A si potencial për destinacionin tjetër.
Lojtari ka luajtur edhe më herët nën urdhrat e Contes, kur trajneri ishte selektori i kombëtares së Italisë.