Interi dhe Juventusi sonte kanë shansin që të fitojnë titullin e parë për edicionin 2021/22.
Duke filluar nga ora 21:00, skuadrat do t’i matin forcat në finale të Superkupës së Italisë.
Në këtë ndeshje Interi vjen më në formë, pasi kryeson në Serie A, derisa Juventusi që po zhvillon një sezon të vështirë, vjen e motivuar pas përmbysjes së madhe kundër Romës prej 3-1 në 3-4, raporton Gazeta Express.
Vitet e fundit Juve përveç që ka dominuar në Itali, ka dominuar edhe me rivalët direkt.
Këtë e tregojnë më së miri statistikat, ku në pesë takimet e fundit, të gjitha të zhvilluara në vitin 2021, tri në Serie A dhe dy në Kupë, dy herë ka fituar Juve, njëherë Interi dhe dy herë janë ndarë baras.