Luis Muriel është dëshira e re e pronarëve të rinj të Interit.
Inter është në kërkim të një sulmuesi, i cili do të luante përpara së bashku me kapitenin e skuadrës, Mauro Icardi.
Sipas Calciomercato, Inter tashmë ka zgjedhur kolumbianin Luis Muriel, me të cilin kanë arritur marrëveshje personale, por jo edhe me Sampdorian.
Skuadra italiane është e gatshme ta shes Murielin, por vetëm duke marrë 35 milionë euro, aq edhe sa është klauzola e lojtarit, kontrata e të cilit skadon në vitin 2019.