Interes i Kosovës sot është zbatimi i Planit Franko-Gjerman

Prishtinë | 04 Nën 2023 | 19:36 | Nga Muharrem Nitaj

Vendi është në udhëkryq dhe beteja kundër kryeministrit për Marrëveshjen, qoftë edhe e bazuar, mund të kthehet fare lehtë ne betejë vrasëse për vendin. Është krejt e parëndësishme se çfarë ka thënë ai 10 vjet me parë.

Po, ka gabuar në dialog. Qasja e tij ka reflektuar ndëshkuese për vendin.

Pranimi që i është bërë marrëveshjes, ka mundur t’ishte bërë shumë më parë, por nuk është bërë.

Opozita dhe populli kanë të drejtë ta shohin draft-statutin e Asociacionit dhe debati në mungesë të tij është krejt i kotë.

Por situata është kjo qe është dhe interes i Kosovës sot është zbatimi i Planit Franko-Gjerman, e jo t’i kujtohet atij premtimi si opozitar, se per te gjalle nuk e pranon Asociacionin.

Njëjtë kane pasë “qitë shkokla” disa edhe për Rambujenë, apo për Planin Ahtisaari!

As njerin as tjetrin nuk e ka pasë pranuar e as nënshkruar Serbia. Merreni me mend ku do te ishim sot, sikur t’i kishte refuzuar edhe Kosova!

Të ngjashme