Nga 11 deri më 15 shkurt, Rahoveci do të jetë arenë e basketbollit, ku do të zhvillohen ndeshjet e “Final 8”.
Tetë skuadra do të luftojnë për trofeun e artë të Kupës dhe interesimi i tifozëve për ndeshjet e kupës është tejet i madh.
Tashmë, KB Rahoveci gjatë mëngjesit të sotme ka hedhur në treg biletat e ditës së parë të cilat kushtojnë 2 euro (tri ndeshje).
E kur kanë kaluar pak orë tashmë janë shitur 1600 bileta, bën të ditur faqja zyrtare e Rahovecit.
“1600 bileta të shitura për afro dy orë, sipas të dhënave nga dyqani zyrtar i klubit”, shkruan KB Rahoveci.