Dardanët e presin në shtëpi Gjeorgjinë të martën nga ora 20:45.
Sot ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Gjeorgji që do të luhet të martën.
Në baze të masave anti-covid të qeverisë së Kosovës në këtë duel do të lejohet shfrytëzim 30 përqind i kapacitetit të stadiumit.
Biletat kanë dalur në shitjet në pikat e shitjes së Artmotion në qytetet më të mëdha të Kosovës, dhe në shumicën e tyre shihen radhë e gjatë për të blerë bileta.
Një person mund të blejë maksimumi dy bileta me letërnjoftim. Kurse çmimi i tyre ndryshon varësish nga ulëset: Perëndim 20 euro, Lindje 10 euro, ndërsa në Veri dhe Jug nga pesë euro.
Kosova fillimisht sot përballet me Suedinë si mysafire, ndërsa Gjeorgjinë e pret të martën në “Fadil Vokrri”.