Palestinezët pardje në Beograd protestuen me parullën “Kosova âsht Serbi”, e do kosovarë, sot protestuen kundër Izraelit e në mbrojtje të Palestinës, me parulla leniniste të spektrit panarab:
“Liria jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës”!?Perceptimi se Kosova âsht shoqnia ma properëndimore po del se âsht nji rrenë, sepse kosovarët me shumicë po bien nën ndikimin rus!?Kjo çoroditje dhe ky çorientim nuk i ndodh asnji shoqnie politike dhe asnji kombi në botë. Në nji anë mija t’moshuet janë “ngritë” kundër senicidit që po ndodhë në Kosovë, tue msy Qendrën e vaksinimit, të lanë në ankth nga virusi e t’braktisun nga shteti, zvarritën në turmë, tue pritë shpëtimin, në anën tjetër, eksponentë të pushtetit njajtësohen me ata që e duen Kosovën nër Serbi!???
E lidershipi i ndryshimit hesht si peshk!P.S.Në librin “Anarkia po troket”, Robert Kapllan thotë se Izraeli âsht i destinuem me qenë nji fortesë etnike në mes të universit të madh dhe të paqëndrueshëm të Islamit. Izraeli âsht demokracia e vetme në Lindje të Mesme dhe shoqnia e vetme e përparueme, prandej mendësia me Cogito të shtangun (ngadalsueme) nuk po mundet me e akceptu dhe po ngritet kundër progresit!