Interi afër transferimit të Rakitiqit

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 19:02 | Nga Ekonomia Online

Interi është shumë afër që ta mbyllë marrëveshjen me mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitiq, në afatin kalimtar veror.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, distanca ndërmjet Rakitiqit dhe Interit tani është minimale, dhe se ai mund të transferohet në “San Siro” te “Nerazzurrët”, për 40 milionë euro.

Gazeta beson se “Ziekaltrit” janë duke punuar që të sjellin në ekip lojtarë cilësor e me emër, por edhe liderë në ekip, me kroatin që i plotëson të gjitha kërkesat e tyre.

Menaxheri i përgjithshëm, Beppe Marotta, dhe drejtori sportiv Piero Ausilio, thuhet se janë takuar me zyrtarë të Barcelonës fshehurazi, dhe i kanë ofruar atyre 35 milionë euro.

Italianët shkruajnë se “Blaugrana” e vlerëson futbollistin për çmimin e 45 milionë eurove, por një kompromis mes tyre do të bënte që 30-vjeçari të vijë në “San Siro”, me kontratë të paktën trevjeçare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme