Interi nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim 1-1 ndaj Cagliarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Serie A.
Ekipi i Antonio Conte nuk ka mundur të këndellet as pas ndeshjes së tretë, duke lëshuar terren në shtëpi dhe barazuar me Cagliarin.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por vetëm vendasit arritën të gjejnë golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 28-të dhe ishte Lautaro Martinez, i cili shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Ashley Young.
Në pjesën e dytë, vendasit ishin më të mirë në fillim duke krijuar raste të shumta shënimi, por pa sukses, ndërsa më vonë u ndëshkuan nga Cagliari.
Nerazzurrët rastet më të mira i patën me Romelu Lukaku (50’, 82’) dhe Stefano Sensi (59’), por nuk patën fat ta gjejnë golin.
Ishte Radja Nainggolan (79’), i cili shënoi nga distanca falë një devijimi për të dënuar Interin dhe barazuar shifrat në 1-1.
Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa tentime nga të dyja skuadrat, Lautaro u ndëshkua në shtesë me të kuq dhe ndeshja përfundoi 1-1.
Pas Nerazzurrët gjenden në vendin e dytë me 48 pikë, ndërsa klubi nga Sardenja në pozitën e gjashtë me 31 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Interi udhëton te Udinese, ndërsa Cagliari e pret Parman.