Paraqitjet e mira këtë edicion të Stefano Sensit kanë bërë që skuadra e Interit të nis negociatat me Sassuolon për blerjen e kartonit të tij.
“Gazzetta dello Sport” shkruan të martën se Interi është i gatshëm t’i paguajë Sassuolos 24 milionë euro dëmshpërblim për Sensin, të cilin e huazoi para fillimit të këtij edicioni. Sensi këtë edicion është shndërruar në njërin prej lojtarëve kryesor te Interi, pasi ka shënuar tri gola dhe ka asistuar katër herë në gjashtë paraqitje në Serie A.
24-vjeçari, ka kontratë me Sassuolon deri në vitin 2023. Ai ka luajtur edhe te Cesena kurse vitin e shkuar ka debutuar edhe me Italinë, duke regjistruar katër ndeshje dhe realizuar një gol deri më tani.