Interi dëshiron ta blejë mbrojtësin shqiptar të Hellas Veronës, Marash Kumbullën, por përballet me konkurrencë të fortë për të.
Kumbulla ka shpërthyer këtë sezon në Serie A dhe vlerësohet si njëri prej lojtarëve më të mirë të rinj.
Paraqitjet e tij mbresëlënëse u kanë rënë në sy drejtuesve të klubit zikaltër.
Mediat italiane raportojnë se, përveç Interit, një grup klubesh të tjera të mëdha e duan 20-vjeçarin e Kombëtares së Shqipërisë.
Në mesin e tyre Manchester City, Bayern Munich, Manchester United, Everton dhe Napoli.
Megjithatë, thuhet se shqiptari e parapëlqen kalimin në Inter.