Klubi italian i ka avancuar bisedimet me Arsenalin për sulmuesin francez, i cili megjithatë duket se e preferon qëndrimin në Angli
Interi është futur në garë për Alexandre Lacazetten.
Sulmuesi francez tashmë ka marrë oferta nga “Nerazzurri”, shkruan mediumi francez “L’Equipe”.
Klubi italian është i interesuar të përforcohet në sulm pasi mund të mbetet pa Lautaro Martinezin, i cili pritet t’i bashkohet Barcelonës.
Mirëpo, duket se përfaqësuesi francez nuk është i interesuar për të lëvizur drejt ekipit Zikaltër.
29 vjeçari ka kontratë me “Gunners” edhe dy vjet dhe e ka ndërmend ta respektojë atë