Interi e siguron Lukakun se nuk e ka ndërmend ta shesë

Prishtinë | 30 Maj 2021 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtorët e Interit e thirrën Romelu Lukaku për ta siguruar që Achraf Hakimi do të jetë i vetmi top-lojtar që do të largohet nga Nerazzurri gjatë verës.

Lukaku nuk e priste që Antonio Conte të largohej nga klubi pasi fitoi titullin në Serie A, por klubi siguroi sulmuesin belg që projekti do të vazhdojë nën Simone Inzaghin.

Nerazzurri së shpejti do të njoftojë trajnerin e tyre të ri dhe, ndoshta, shitjen e Achraf Hakimit gjithashtu.

Ish-anësori i Real Madridit është afër bashkimit me PSG , dhe Emerson Royal i Barcelonës dhe Alessandro Florenzi janë dy nga kandidatët për ta zëvendësuar atë.

teri duhet të shesë Hakimin për të mbajtur stabile gjendjen financiare.

Kampionët e Serie A mund të kenë nevojë të shesin lojtarë të tjerë, por jo ata thelbësorë për projektin e Inzaghi.

Nicolò Barella dhe Lukaku janë ‘të paprekshëm’ ndërsa Alessandro Bastoni ditët e fundit ka zgjatur kontratën e tij me Nerazzurrët.

Sipas raportit, Marcelo Brozovic mund të ishte larguar nga Nerazzurri me Conte, por Inzaghi beson se ai mund të luajë një rol kryesor në mes të fushës, dhe e njëjta gjë vlen për Christian Eriksen.

Ivan Perisic, Andrea Ranocchia dhe Aleksandar Kolarov të gjithë mund të largohen për ofertën e duhur, ndërsa e ardhmja e Milan Skriniar varet nga propozimet që ai do të marrë.

Nëse ai largohet, Nikola Milenkovic i Fiorentinës është synimi kryesor për ta zëvendësuar atë.

Sidoqoftë, mbrojtësi sllovak kohët e fundit pranoi se edhe pse largimi i Conte e befasoi atë , ai nuk ka në plan të largohet nga kampionët e Serie A në verë. 


Të ngjashme