Inter u ngjit në krye të tabelës së Serie A falë golave të Yann Bisseck dhe Lautaro Martinez, duke i dhënë Genoas humbjen e parë nën drejtimin e Daniele De Rossit.
Inter kaloi në avantazh kur Lautaro Martinez mbajti topin në vijën e fundit dhe gjeti Yann Bisseckun, i cili me një goditje të ulët e dërgoi topin në këndin e poshtëm të afërt.
Avantazhi u dyfishua kur Nicolò Barella i pasoi Carlos Augustos në të majtë, ai shërbeu për Lautaro Martinez, i cili e dërgoi topin me këmbën e majtë në këndin e poshtëm të largët.
Genoa ngushtoi diferencën me Vitinha, i cili mori një top nga Aaron Martin, e luajti me thembër për të shmangur dy mbrojtës të Interit, ndërsa më pas kaloi Yann Sommerin dhe shënoi në portën bosh.
Interi me këtë fitore shkon në kuotën e 33 pikëve, një më shumë se Milani në pozitën e dytë, dhe dy më shumë se Napoli në pozitën e tretë.