Zikaltrit janë të interesuar ta sjellin në Milano mesfushorin kilian, të cilin e pëlqen tej mase trajneri Antonio Conte
Interi i ka nisur bisedimet me Barcelonën për Arturo Vidalin.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Sport”.
Mesfushori kilian pëlqehet qe një kohë nga “Nerazzurri”.
Ish-futbollisti i Bayer Leverkusenit, Juventusit e Bayern Munichut mund të rikthehet në Serie A gjatë verës.
Atë e pëlqen tej mase trajneri Antonio Conte, i cili kishte punuar me të në të kaluarën.
Vidal mund të kryejë punë në aspektin defanziv, por edhe në atë ofanziv.
Edhe Barcelona duket se është e interesuar për ta shitur përfaqësuesin kilian.