Interi ka konfirmuar largimin e dy futbollistëve të rinjë nga skuadra. Bëhet fjalë për Marco Salan dhe Andrea Pinamonti.
Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, Interi ka konfirmuar largimin e dy futbollistëve nga skuadra.
Marco Sala, i cili luan në rolin e mbrojtësit është transferuar te skuadra tjetër italiane, Sassuolo. Gjatë kohës sa ishte te Interi, 20 vjeçari ka fituar a fituar dy tituj “Scudetto Primavera” (2016/17 dhe 2017/18), një Superkupë(2017/18) dhe një Kupë Viareggio (2018).
Ndërkaq, Andrea Pinamonti është transferuar te Genoa në formë huazimi, por më të drejtë blerje. Sulmuesi 20 vjeçar gjithashtu ka fituar dy tituj “Scudetto Primaver” (2016/17 dhe 2017/18), Kupën Viareggio (2018) dhe Kupën e Italisë (2018).
Pinamonti ka debutuar me skuadrën e Interi në sezonin 2016/17 kur ai ishte 17 vjeçar, teksa së fundmi ishte i huazur te Frosinone.
Të dy lojtarët mund t’i rikthej Interi në të ardhmen, pasi që në klauzolat e tyre është edhe mundësia e riblerjes.