Drejtori i përgjithshëm i Interit, Giuseppe Marotta, ka thënë se trajneri Luciano Spalletti do të mbetet në këtë skuadër edhe në sezonin e ardhshëm.
Ish-trajneri Jose Mourinho dhe Antonio Conte janë lidhur me një kalim tek Interi, por klubi ka mohuar se Spalletti do të largohet.
“A kam zgjedhur trajnerin për vitin e ardhshëm? Është Spalletti, ka kontratë, jemi të lumtur”, ka thënë Marotta.
Spalletti iu bashkua Interit më 2017. Deri tash s’ka fituar asnjë titull me klubin nga Milano. Interi është në pozitën e tretë në Serie A këtë edicion.